Agjencia e Zhvillimit të Territorit AZHT, kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, KKT. Në këtë kuadër, Agjencia pranon dokumentacionin tekniko-ligjor për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit. Këshilli Kombëtar i Territorit, si autoriteti kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit miraton vendimet për zhvillimet në territor. AZHT pas zbardhjes së ketyre vendimeve bën publikimin e tyre në faqen e saj zyrtare dhe përditëson të dhënat në WebGIS e saj zyrtar me qëllim rritjen e transparencës me publikun.