Agjencia e Zhvillimit të Territorit AZHT, kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, KKT. Në këtë kuadër, Agjencia shqyrton dokumentacionin tekniko-ligjor të aplikimeve për Leje Zhvillimi/Ndërtimi, të cilat sipas ligjit nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij kryhen nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, në portalin e-Albania.